Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Ish-bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një zyrë noterie.
Paraprakisht bëhet e ditur se lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.
Për fat të mirë nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”,-njofton policia e Tiranës./Opinion.al