Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Orikum në orët e para të mëngjesit.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati.
Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.
“Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar./Opinion.al