Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një automjet tip “Opel Corsa” në Krujë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti”.
Mësohet se në automjetin në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur sasia e lëndës plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.
“Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Opinion.al