Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një karburanti në hyrje të qytetit të Lezhës. Dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi në një godinë ç’ka ka çuar në shpërthimin e flakëve. Objekti i përfshirë nga flakët ndodhet fare pranë karburant “Kastrati”.
Policia e mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat zjarrfikëse po punon për shuarjen e flakëve.
Nuk dihet ende nëse ka apo jo për persona të lënduar, e po ashtu mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin e fuqishëm.