Aktori i italian Gabriel Garko ka përfunduar në spital si pasojë e një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sanremo, në banesën ku ai po qëndronte.
Ngjarja është regjistruar në zonën rezidenciale Solaro, ku për pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar.
Agjencia Italiane e Lajmeve shkruan se Garko ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në shok për shkak të kësaj ngjarjeje.
42 – vjeçari ishte vendosur në vilën Rosa pasi po përgatitej për edicionin të ’66 të Festivalit të Sanremos, që do të mbahet nga data 9 – 13 Shkurt.
Gabriel Garko do të jetë një prej prezantuesve, sëbashku me Carlo Contin, Madalina Ghenea dhe Virginia Raffaele.