Një shpërthim në një fabrikë makaronash në Hendek, Sakarya, në veriperëndim të Turqisë, ka plagosur 21 persona, mes të cilëve dy në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ndodhi mesditën e sotme në një zonë me kapanone ushqimore dhe u pasua nga një zjarr.
Shkaku i shpërthimit, i cili rezultoi në shtëllunga të dukshme tymi në të gjithë qarkun, është ende nën hetim.
Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç bëri të ditur se Kryeprokuroria Publike Hendek ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e shpërthimit./Opinion.al