Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërtheu gjatë fluturimit/Hetuesit: Derës së avionit “Boeing 737” i mungonin që do e mbanin të fiksuar 

2024/01/09 at 6:51 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërtheu gjatë fluturimit/Hetuesit: Derës së avionit “Boeing 737” i mungonin që do e mbanin të fiksuar 

Hetuesit federalë thonë se nuk kanë arritur të gjejnë vidat që duhej të kishin mbajtur derën e avionit Boeing 737 që u shkëput gjatë fluturimit. 

Ndërsa hetimet vazhdojnë, dy kompani ajrore kanë njoftuar tashmë se nga inspektimet paraprake, janë konstatuar vida të liruara edhe në avionët e tjerë të këtij tipi. Kompania prodhuese Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për të marrë masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të sigurisë. 

Hetuesit federalë po përpiqen të kenë një pamje më të plotë të rrethanave se si dera e një avioni të linjës Alaska Airlines u shkëput dhe ra gjatë fluturimit. Hetuesit thanë se nuk kanë gjetur dot katër vidat që duhej ta kishin mbajtur derën të fiksuar. 

“Janë dy vida lart. Nuk dimë nëse këto vida ishin aty dhe ranë me shkëputjen e derës, apo nëse mungonin… Mungonin vidat edhe tek menteshat në fund të derës. Edhe për to nuk e dimë nëse gjendeshin aty…”, tha Jennifer Homendy, drejtuese e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transporteve. 

“Sipas projektimit, nëse vidat janë aty të shtrënguara, ato e pengojnë derën të ngrihet lart dhe të shkëputet nga struktura… apo të fluturojë në ajër. Sidoqoftë, vidat mund të këputen dhe janë disa gjëra të tjera që duhet të ekzaminojmë”, tha eksperti Clint Crookshanks. 

Komentet e bëra të hënën nga ekspertët federalë erdhën pasi dy kompani ajrore, Alaska Airlines dhe United Airlines, njoftuan nga ana e tyre se kishin gjetur pjesë të liruara në panelet e avionëve të tyre Boeing 737 Max 9. “Që kur filluam inspektimet paraprake të shtunën, kemi gjetur raste me probleme instalimi të dyerve – si për shembull, vida që duhej të ishin shtrënguar më shumë”, njoftoi kompania ajrore United Airlines, raporton VOA. 

Kompania Alaska Airlines tha se kishte filluar kontrollin teknik të avionëve të saj të tjerë Max 9 dhe se nga “gjetjet fillestare duket se janë gjetur pjesë të liruara në disa avionë”. 

Këto gjetje kanë shtuar shqetësimet për procesin e prodhimit të këtyre avionëve. Kompania Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të krijuara dhe ka thirrur të martën të gjithë punonjësit e saj në një takim të përbashkët. Agjencitë rregullatore amerikane urdhëruan pezullimin e menjëhershëm të 171 avionëve të këtij tipi, pas shkëputjes së derës së avionit të kompanisë Alaska Airlines, ndërsa fluturonte në një lartësi prej 4800 metrash mbi Oregonin. Pilotët arritën ta ulin avionin në tokë dhe asnjë prej 171 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime serioze. 

Ju sugjerojmë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Para
Navalny futet në izolim në burgun në Arktik

Navalny futet në izolim në burgun në Arktik

Angli/I arrestuar për drogë, shqiptari i shpëton deportimit! Gjykata: Dëbimi do krijonte probleme mendore për gruan e tij 

Angli/I arrestuar për drogë, shqiptari i shpëton deportimit! Gjykata: Dëbimi do krijonte probleme mendore për gruan e tij 

Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Një nga hajdutët më të papërmbajtur u shpall superministër me tre portofole 

Berisha sulmon Blendi Gonxhen: Një nga hajdutët më të papërmbajtur u shpall superministër me tre portofole 

TE FUNDIT

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com