Çfarë do të ndodhë nëse përsëritet e njëjta situatë si vitin e shkuar, kur zjarri përfshiu repartin e urgjencës?
Sa në gadishmëri janë mjekët dhe personeli i urgjencës në një rast të tillë?
A i kanë mjetet e duhura për të fikur një vatër zjarri dhe shmangur rrezikun ekipi mjekësor?
Ekipi mjekësor i urgjencës së spitalit të Durrësit, ka zhvilluar një demonstrim, në bashkëpunim me zjarrfikësit, për të parë shkallën e gadishmërisë dhe për të rritur masat sigurisë në rast zjarri. Stërvitja është zhvilluar në bashkëpunim me personelin austriak i cili prej vitesh zhvillon trajnim të ekipit mjekësor në spitalin e Durrësit./DurresiLajm