Teksa po luhej derbi i basketbollit, mes Tiranës dhe Partizanit, në sallën sportive Farie Hoti ka shpërthyer një sherr i madh, mes tifozëve dhe basketbollistëve.
Një prej lojtarëve të kuq shkëmbeu disa fjalë me tifogrupin “Tirona Fanatics”, të cilët ishin në shkallët e sallës sportive. U desh ndërhyrja e policisë që të qetësohej situata, edhe pse ndeshja është ende e ndërprerë.