I ftuar në emisionin “Opinion” ish deputeti demokrat Astrit Patozi ka shpërthyer në një sërë akuzash ndaj kreut të PD Lulzim Basha. Pasi e quajti një sëmundje për PD, Patozi vazhdoi edhe më kritika më të forta duke e quajtur Bashën një kërcënim kombëtar.
“Lulzim Basha sot është kërcënim kombëtar. Sepse duke marrë peng, duke grabitur PDnë në atë humbje katastrofale, Basha mban peng zhvillimet politike. Sepse Shqipëria për shkakun e tij është e papërfaqësuar denjësisht. Se mjafton të mos mungonin 200 mijë demokratët që nuk votuan dhe do të ishim sot në situatë ndryshe. Unë do ftoja sot çdo demokrat, ka dy rrugë. Njëra të tërhiqet Basha dhe të garantojë garën. Nëse kjo nuk ndodh demokratët duhet të bojkotojnë dhe të mos lejojnë këtë. Jam gati të hyj në garë nëse dikush tjetër nuk do të pranojë të hyjë në garë. Jam gati të hyj dhe ta shpartalloj”, ka deklaruar Patozi. /Opinion.al