Deputeti Eduart Ndocaj ka shpërthyer në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit duke iu drejtuar ashpër qeverisë për planin e saj të rregjistrimit të emigrantëve.
Ndocaj denoncoi rastin e Konsullatës së Milanos, ku sipas tij nuk u ofrohet shërbim emigrantëve shqiptarë pa paguar para përmes sekserëve.
“Çfarë rregjistrimi kërkoni? Na tregoni shërbimet? Cilat shërbime? Të konsullatës së Milanos që s’të jep asnjë shërbim pa i dhënë 10 euro? I kam denoncuar publikisht dhe asnjë masë nuk është marrë. Rrinë 20 sekserë jashtë konsullatës së Milanos”.
“Ju talleni me emigrantët”, tha Ndocaj që u duartrokit nga shumë deputetë të pranishëm në sallë.//a.h