Një 69-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në banesën e tij, si pasojë e shpërthimit të lavatriçes gjatë proçesit të larjes.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në katin e 7-të të një pallati, në lagjen Don Bosko.
Sipas bluve, i dëmtuari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.