Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthen gruaja e Balilit: Po përdoret politikisht. Ku janë provat?

2017/01/29 at 9:41 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërthen gruaja e Balilit: Po përdoret politikisht. Ku janë provat?

Alma Balili, bashkëshortja e personit në kërkim, Klement Balili, ka hedhur akuza dje ndaj Policisë dhe politikanëve. Këta të fundit, sipas saj, po e përdorin politikisht emrin e të shoqit, për interesa të tyre.


Ajo shprehet se janë terrorizuar nga kontrolli i dhjetëra forcave të Policisë ende pa u zbardhur dita, në banesën e tyre në fshatin Stjar.

Pasi nuk e kanë gjetur të kërkuarin Klement Balili në disa banesa të kontrolluara, Policia shoqëroi djalin e tij, dy vëllezërit, nipërit, e deri punonjës të subjekteve të tij.

“Do të shes gjithçka që të gjej të drejtën në gjykatat ndërkombëtare”, shprehet Alma Balili. Ajo rrëfeu dje për “Panoramën” si mësynë rreth 100 forca policie në banesë dhe si ia morën të birin nga krevati. Zonja Balili mohon të ketë dijeni se ku ndodhet i shoqi.

INTERVISTA

Znj. Alma, çfarë ka ndodhur sot në banesën tuaj?

Në orën 04:30 të mëngjesit, kur të gjithë në shtëpi ishin në gjumë, erdhën forcat e Policisë. Kishin rrethuar shtëpinë tonë, shtëpitë e kunetërve të mi, të vëllezërve të Kelit. U futën në oborr fillimisht nga dera, por edhe nga muri, pastaj hynë në shtëpi brenda.

Kontrolluan në gjithë shtëpinë, në çdo cep të saj, pastaj morën djalin e hipën në makinën e tij dhe nuk e lanë ta ngiste ai makinën.

Më thanë e marrim thjesht për një deklaratë dhe jemi këtu jashtë. Ikën, morën edhe djalin dhe, sipas të dhënave, e kanë çuar në Gjirokastër. Te familjet e tjera të vëllezërve të Kelit kanë marrë djemtë nga krevati, që ishin fëmijë të vegjël.

Sa vjeç është djali juaj?

Jetoni, djali im, është 19 vjeç. I kanë marrë zvarrë. I morën të gjithë me vete. I nxorën në rrugën kryesore dhe në sy të nënave i tërhoqën zvarrë. Kjo për mua është e padurueshme, është e papranueshme.

Nuk e di se çfarë shteti jemi. Çfarë bëhet kështu në këtë vend. Shteti, qeveria, të merret me personin në fjalë, ta marrë, ta gjykojë të çojë në hetuesi dosjen e tij dhe të merret me të personalisht.

Nuk kanë punë me fëmijët. Këto janë veprime që nuk bëhen askund, vetëm në shtetin tonë.

Ju e hapët derën në mëngjes, apo pati ndërhyrje me forcë?

Po, unë e hapa, edhe pse disa prej tyre u futën në oborr duke u hedhur nga kangjellat, si zakonisht. Se kjo që ndodhi sot, nuk është hera e parë, ne u mësuam tani me këto veprime, kanë ardhur 9 herë deri më tani.

Unë sa i pashë, u thashë urdhëroni brenda me mirësjellje, ndërsa ata kërkonin të nxirrnin djalin tim me dhunë jashtë. Ai ishte në gjumë. E gjetën, e morën dhe ikën. Kjo është gjendja sot (dje) te ne. Klement Balili është një njeri i pastër.

Dosjen e tij e ka prokuroria, le të merret ajo me këtë punë e të mos merren politikanët. Ata tani të gjithë po e përdorin për arsyet e tyre personale. Do ta kërkojmë të drejtën deri në gjykatat ndërkombëtare. Do t’i shes të gjitha për të gjetur të drejtën.

Pas kësaj sot, çfarë mendoni të bëni?

Do të ngremë kërkesëpadi për Policinë. Djali im nuk e di se ku është akoma, edhe djemtë e këtyre nënave, që janë këtu. Me çfarë të drejte i marrin e i çojnë edhe në Gjirokastër, nuk janë fare këtu.

Sepse ndodheshin në rrethinat përreth, dëgjova të jenë shprehur policët. Nuk është e vërtetë. Djemtë nuk ndodheshin në rrethinat përreth, ndodheshin në shtëpitë e tyre. Çudi çfarë ndodh, ishte më afër Komisariati i Gjirokastrës, se ai i Delvinës dhe Sarandës që i çuan djemtë atje?

Sa mund të ishte numri i policëve që erdhën këtu?

Po nja 50… a ndoshta edhe 100 mund të ishin. Derisa ishte rrethuar tërë vendi, e sigurt që ishin aq. Klement Balili po përdoret shumë keq nga forcat politike. Kjo gjë tani ka dalë hapur, sheshit. Ne nuk jemi budallenj. I gjithë populli i Delvinës e Sarandës e njeh se kush është Klement Balili dhe le t’ia lemë drejtësisë në dorë, të mos merret politika.

Kanë ngritur për të akuza nga më të tmerrshmet. Kë vrau, kë preu, kë grabiti. Kush e kapi në flagrancë, ku janë dëshmitarët?

Gjithçka është shpifje nga politikanët dhe të gjithë duan të përfitojnë në kurriz të Klement Balilit. Kjo gjë nuk do t’u dalë.

Ku ndodhet bashkëshorti juaj?

Vëllai i tij është shprehur se nuk ndodhet në Shqipëri… Nuk di gjë. Jo, sinqerisht që nuk di gjë…

Sa kohë keni që nuk jeni takuar me Klementin? Është folur se ju jeni marrë vesh me të me letra, me korrierë?

Nuk e di sa kam. Çudi se si mund të thuhen këto. Në këtë situatë që është krijuar, kush mund ta bëjë korrierin? Askush! /Sh.Dine

Burimi: Panorama

 



Ju sugjerojmë

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
Sport

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

9 Shtator, 2025 11:46 pm
Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
Kryesore

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

9 Shtator, 2025 10:39 pm
Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
Bota

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

9 Shtator, 2025 10:14 pm
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
Kryesore

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

9 Shtator, 2025 9:37 pm
Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia
Kryesore

Shqipëria në avantazh, Asllani shënon golin nga penalltia

9 Shtator, 2025 9:12 pm
Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës
Sport

Kosova ankohet në UEFA për shkak të Spanjës

9 Shtator, 2025 9:09 pm
Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium
Sport

Dënimi i FIFA-s dhe bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, kati i parë i zbrazur në stadium

9 Shtator, 2025 8:57 pm
Macron emëron kryeministër të ri të Francës
Bota

Macron emëron kryeministër të ri të Francës

9 Shtator, 2025 8:41 pm
Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë
Bota

Zbulohet fotoja e rrallë/ Epstein “i shet” Trump-it një grua për 22,500 dollarë

9 Shtator, 2025 8:16 pm
Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp
Bota

Video/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp

9 Shtator, 2025 7:38 pm
Para
Zgjedhjet për Kryetarin e LSI, ja kush kandidon përballë Metës

Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI

Dokumenti/ Ja sa milion dollarë harxhon SHBA për trupat në Kosovë

Dokumenti/ Ja sa milion dollarë harxhon SHBA për trupat në Kosovë

Gjermani/ Personi sulmon me sëpatë njerëzit brenda trenit

Krujë/ Sherri për pronën, qëllon vëllanë me sëpatë
















TE FUNDIT

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese

Ndeshja e radhës me Serbinë,kur do t’i luajë Shqipëria takimet e fundit kualifikuese
9 Shtator, 2025

Pas pesë ndeshjesh të zhvilluara në kuadër të kualifikueseve të Grupit K për Kupën e Botës 2026, Shqipëria ndodhet në...

Lexo më shumë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë

Shqipëria mposht Letoninë, kuqezinjtë në festë
9 Shtator, 2025

Shqipëria ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin...

Lexo më shumë

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria e SHBA, jo nga Izraeli
9 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Sekretarja e shtypit...

Lexo më shumë

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Shqipëria-Letoni, kuqezinjtë në avantazh
9 Shtator, 2025

Është mbyllur me rezultatin 1-0 ndeshja Shqipëri-Letoni që po luhet në Tiranë. Shqipëria shënoi golin e avantazhit ndaj Letonisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com