Nuk është hera e parë që ai ngre zërin për shkatërrimin që po i bëhet muzikës dita ditës, me lloj-lloj emrash anonimë, që kanë hyrë në tregun muzikor. Një nga të vetmit këngëtarë që ende nuk e ka një klip personal, Elton Deda ka ngritur zërin për vajzat që shfaqen seksi në klipe, por që s’kanë talent për të kënduar.
Në profilin e tij në facebook, Deda ka postuar një këngë të Shpat Dedës, të titulluar “M’fal”. “Ja artisti që i këndon shpirti. Boll me kurva të rëndomta që duan famë prej shalëve! I këndon zemra robit. E dua shumë këtë njeri”, shkruan ai.