Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Ukrainën. Një shpërthim masiv ka ndodhur në një depo ushtarake në Ukrainën qendrore.
Sipas asaj që raportojnë mediat rreth 30. 000 persona janë evakuuar nga kjo zonë dhe ende nuk flitet për viktima. Një pjesë të mirë te vendit janë ndërprerë furnizimet me gaz dhe energji elektrike.
Shërbimet emergjente të Ukrainës thanë se shpërthimi ndodhi në një bazë ushtarake pranë Kalynivkas në rajonin Vynnytsya, 270 km në perëndim të kryeqytetit Kiev.
“The Independent” raporton se deri më tani një person është njoftuar i plagosur.
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, i cili mbërriti në vendngjarje disa orë më vonë tha se “faktorë të jashtëm” ishin pas shpërthimit.
Megjithatë, ai tha se shkaku i rënies së zjarrit po hetohej.
Ukraina prej vitesh po lufton me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të vendit. /Opinion.al