Një 44-vjeçar punonjës në një lavazh në kryeqytet ka humbur jetën pasditen e së shtunës, si pasojë e shpërthimit të bombolës së shkumës që përdorej në lavazh.
Viktima është Ylli Loci dhe mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak, ku është dërguar për ndihmën e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.