Tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Sauk, pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.
Policia bën me dije se për shkak të shpërthimit banesa është përfshirë nga zjarri.
Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur Agim Daxha, 46 vjeç, Bjorgo Daxha, 19 vjeç, dhe Lutfie Daxha, 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.