Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese në njësinë Administrative Melan, Dibër, dhe si pasojë është lënduar një grua.
Policia bën me dije se e plagosura me iniciale S.F. ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në njësinë Administrative Melan, Dibër, brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.