Një grua ka mbetur e lënduar pas shpërthimit të një bombole gazi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Troshan, në Lezhë.
Mësohet se si pasojë e shpërthimit të bombolës në banesën e shtetases M.L, ka mbetur e plagosur shtetasja Gj.L, 67 vjeçe e cila është dërguar në QSUT për mjekim më të specializuar.
“Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L. 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al