Të paktën dy persona janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm të një bombe në periferi të Stambollit.
Bomba ishte vendosur në koshin e plehrave, kanë raportuar meidat lokale turke.
Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.
Ky është shpërthimi i dytë brenda këtij viti që ndodhi në Stamboll, pas shpërthimit të 12 janarit ku mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën 15 të tjerë.//a.h