Një ushtar u vra dhe 47 persona u plagosën, mes tyre edhe civilë, në një sulm me makinë bombë në distriktin Hani të krahinës juglindore të Dijarbakir në Turqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe mediat turke thonë se autorësinë e sulmit me bombë e ka Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.