Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shperthen Ben Blushi: Ja cili eshte Parlamenti shqiptar!

2015/11/26 at 3:48 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Shperthen Ben Blushi: Ja cili eshte Parlamenti shqiptar!

Do doja te qe ky votim per dekrimininalzmin e parlamentit te shqiperise te mos kishte ndodhur.
Nese ketu nuk do ishin futur njerez me te shkuar kriminale sigurisht qe ky ligj do ishte I panevojshme dhe sot do ishim duke folur per ekonomine ose per arsimin.


Per fat te keq sot jemi parlamenti me I shemtuar ne evrope I cili vete merr persiper te pranoje se ka kriminele ketu brenda dhe nese nuk do ishte per presionin nderkombetar ndoshta ky ligj nuk do kishte ardhur as sot dhe as mot.

Ceshtja ketu eshte pse ka bandite dhe njerez te papershtatshem ne kete kuvend?

A fituan ata vota ne menyre te pavarur?
A I dhane ata shqiptareve nje model qeversije te pakonkurrueshem dhe te pavarur?
A luftuan ata me bandat dhe me krimin dyke u kthyer ne heronj te ligjit ?
A kane propozuar ata ulje taksash,cmime me te lira,konkurrence te ndershme dhe drejtesi te pavarur?

Sikur te gjitha keto te ishin te verteta do ishte shume bukur,por keto nuk kane ndodhur.
Banditet ia ulen koken ketij kuvend dhe sot eshte dita per te kerkuar ndjese sepse pranuam te bashkejetojme me ta.

Por njerezit me te shkuar kriminale ketu nuk erdhen me votat e tyre.Ata iu imponuan Shqiperise me force duke u futur ne listat e partive tona.

Kjo damke nuk do ti ndahet ketij kuvendi ndoshta per disa dekada dhe nuk me vjen fare keq te them se ketu pergjigjesia nuk eshte kolektive, por eshte vetem personale.

Eshte e atyre qe i sollen ketu duke I trafikuar,duke I korrektuar,duke I zbukuruar dhe duke I parfumosur per ta kthyer shemtine ne norme.

Mirepo demi qe I eshte bere ketij parlamenti eshte shume I vogel ne krahasim me demin qe I eshte bere shoqerise.

Ceshtja eshte se duke u bere deputete,kryetare bashkish,keshilltare apo funksionare publike banditet jane kthyer ne model.

Te jesh I forte dhe I paprekshem eshte kthyer ne mode.Kjo mode rrezikon te infektoje , shoqerine tone dhe kryesisht te rinjte.

Cfare I themi ne te rinjve te Shqiperise duke zgjedhur ne poste publike njerez te paarsimar te cilet rrugen e jetes se tyre e kane care duke shkelur ligjet shqiptare apo nderkombetare?

Ja cfare I themi:

Mos perdorni mendjen por muskujt.

Mos mesoni, por thyeni ligjin,shisni njerez,trafikoni,vrisni,rrembeni,mos kini respekt per shtetin, per shoqerine,merruni me droge sepse kjo eshte menyra me e mire,me e shpejte dhe me efikase per te jetuar mire,per tu pasuruar dhe madje edhe per te perfaqesuar shoqerine tuaj dhe qytetet tuaja ne parlament.

Cfare duhet te beje sot nje femije ne province ne qytet apo ne fshat i cili sheh se, pasi ka mesuar per shume vjet. parakalohet nga nje femije qe nuk meson por ne te kundert mesohet te dhunoje ligjin dhe te tjeret rreth tij?

Ne I themi vazhdo sepse rruga jote drejt suksesit kalon nga dhuna dhe mungesa e respektit per ligjin.

Ne pra nuk kemi ndotur vetem parlamentin por ne kemi bere me shume se kaq:

kemi degraduar sistemin arsimor,kemi ndryshuar shkallen e merites,kemi hedhur ne ere diplomat dhe karrieren e ndershme,kemi ndertuar nje klase mbi te gjitha klasat dhe kjo eshte klasa e atyre qe dhunojne.

Kjo eshte klasa e paprekshemve.

Ne e kthyem dalllimin mes klasave sepse I dhame Shqiperise nje klase te re:

klasen e dhunuesve.

Nje parti,nje qeveri nje grup politik mund ti kete mundesite te kufizuara cka edhe ndodh sic po ndodh sot.Ekonomia eshte ne veshtiresi.Nuk ka shume para per shkolla,per rruge,per punesim per shendetesi dhe deri diku ky eshte nje kufizim i kuptueshem dhe i zakonshem ne rendin qe jetojme.

Por nga ana tjeter, megjithese i ka mundesite financiare te kufizuara,qeveria,partite dhe grupet politike kane nje mission edhe me te madh: ato kane rol edukativ mbi shoqerite.

Dhe te luash rol pedagogjik, te ndertosh nje model qe ndan te miren nga e keqja,drejtesine nga padrejtesia,ligjin nga dhunesit, kjo nuk kerkon para.
Kjo eshte gratis.Nuk ka kosto financiare por ka vetem nje kosto qe eshte me shtrenjte nga te gjitha kostot:

Eshte kosto morale.

Ne rastin tone ne treguam se nuk e kemi.Ne e shkelem moralin dhe e perbltem shoqerine tone.

Megjithate, une mendoj se ky ligj do vazhdoje te jete I paplote dhe I pazbatueshem per sa kohe qe burimet e kesaj shemtije nuk kane shanse te ndryshojne.

Eshte njelloj si te pretendosh se nje lume do te jete I paster kur perrenjte qe e furnizojne ate jane te ndotur.
Lumi do vazhdoje te jete pis per sa kohe qe perrenjte nuk pastrohen.

Por kush jane burimet e ketij lumi?Kush jane furznizuesit e ketij parlamenti?

Nuk eshte shoqeria.Nuk eshte Shqiperia.Jane partite tona.

Per sa kohe qe partite qe perbejne kete parlament nuk jane demokratike,nuk respektojne votat e antetaresise se tyre,jane te mbushura me parregullsi dhe padrejtesi serish ketu do te vijne te fortet dhe te papershtatshmit.

Partite qe perbejne kete kuvend sot nuk jane aspak demokratike.Ato jane zyra pune.

Aty nuk votohet,aty nuk zgjidhesh,aty nuk ka rregulla aty vetem emerohesh.

Nese ke para hyn,nese je i varfer del,nese nuk meson te japinpune nese punon te nxjerrin nga puna,nese ke dhunuar fiton,nese ke nder humb, nese rremben votat e nje fshati je i nderuar,nese rreh ata qe mendojne ndryshe nga ty mund te marresh mirenjohje dhe respect te papare.

Kjo eshte e verteta.
Une vete jam pjese e nje partije te tille qe prej tre vitesh as nuk zgjedh as nuk zgjidhet as nuk voton dhe nuk zbaton asnje rregull qe ka caktuar vete.

Filtri I perfaqesuesve te popullit, qe kalon nga partite, eshte deformuar saqe ato sot nuk duken me si parti,pra grumbullime vullnetare njerezish te disiplinuar rreth nje rregulli dhe nje prograni, por si nderrmarrje.
Kur partite fitojne zgjedhjet nderrmrrja eshte me fitim,kur ato i humbin nderrmarrja pret zgjedhjet e ardhshme qe te rrise fitimet.

Keshtu jane sot partite e medha dhe partite e vogla.Ato nuk ndryshojne nga njera tjetra nga programet, por nga fitimet.Konkurrenca i ka shtyre te therresin nen arme ata qe kane me shume para dhe aftesi per te bere para jashte ligjit.

KJo eshte arsyeja qe ne kete parlament nuk ka mesues por nxenesit te keqinj ne kete parlament ka me shume arme se libra,ketu nuk ka ekonomiste por spekullante,nuk ka juriste por ish te burgosur,nuk ka inxhinjere por ndertues pa leje.

KJo do te vazhdoje per sa kohe qe partite tona nuk do ndryshojne.
Per fat te keq une jam skeptic.

Partite tona e kane marre Shqiperine peng duke e krimininalizuar ate padrejtesisht.Dhe kjo eshte arsyeja qe drejtesia pengohet sepse drejtesia mund te ndryshoje partite dhe parlamentin.

Ka shume njerez ketu qe rrudhin buzet duke me degjuar.

Une i mirekuptoj sepse prej vitesh e kam te qarte ndryshimin mes xixellonjes dhe drites.

Ka disa deputete, qe pa piken e drojes dhe arsyes mbrojne ate qe ka ndodhur ne kete parlament me argumetin se ne I ftuam banditet,se beme aleance me ta per shkak se duhet te luftonim nje bande me te madhe qe ishte ne pushtet:banden e shtetit.

Une e percmoj kete argument, qe jo vetem nuk eshte bindes, por eshte racist.

Te thuash se u bera pale me krimin per te luftuar krimin e pales kundershtare eshte cinike e dobet dhe e padrejte.

Ne rastin me te mire kjo do te thote te jesh si pala tjeter.

Ndersa ne rastin me te keq do te thote te mos kesh besim se shqiptaret kane aftesi te rrezojne nje rregjim te inkriminuar pa ndihmen e krimit.

Asnje popull ne evrope, asnje parti pas luftes se Dyte Boterore nuk e ka bere kete.

Perkundrazi.Demokratet dhe socilistet, te majtet dhe te djathtet ne Evrope e kane konsideruar njekohesisht krimin pa parti dhe drejtesine pa parti dhe prandaj e kane vene ne rend dhe ne ekuiliber constant demokracine e tyre.

Ne deshtuam ta bejme kete dhe per fat te keq jemi duke deshtuar me sukses.

Dhe qe ti jap nje pergjigje gjithe xixellonjave qe shkelqejne ne ballin e parties dua tu them dicka:

Ndryshimi mes drites dhe xixellonjes eshte ky:

Xixellonjat I ndhimojne femijet te gjejne deren e banjos ne erresire,kurse drita i ndihmon popujt te mundin erresiren.

KJo eshte e gjitha.

E votoj kete ligj per dekriminalizimi pa besim se krimi politik do ndeshkohet dhe se xixellonjat nuk do vazhdojne te zevendesojne driten.

1



Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Video/ Paris, të shtëna dhe shpërthime, ja çfarë ndodhi sot në mëngjes

Shokon kryebashkiakja e Molembekut: Kishim dijeni për terroristët e Parisit

Rama: Implikimi i Metës, shpikje e Saliut, kur bën nevojat në parlament

Kryesenatori italian-Metës: Reformoni drejtësinë

Ju tregojmë shtëpinë që bën seks

Ju tregojmë shtëpinë që bën seks

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com