Prej tashmë dy vitesh ndërtimi vijon të jetë sektori më dinamik në vend. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave, tregojnë se lejet e ndërtimit të dhëna në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ishin gati dy herë më shumë se numri i lejeve të dhëna të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të gjithë vendin, sipas INSTAT, këtë vit u dhanë gati 300 lejë ndërtimi, ku kryeson Tirana, si për numrin dhe sipërfaqen e miratuar. Ndërtesat për banim zenë 75% të të gjitha ndërtimeve të reja.