DIBËR- Policia bëri të ditur se pas një vëzhgimi ka vënë në pranga 5 persona të cilët u kapën me armë dhe drogë. Gjatë opreacionit është sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri tip Pistoletë, 6 telefona celular të markave të ndryshme, 1 automjet tip Ford me targa AA 245 IE.
Të arrestuarit:
1-Artur Dërvishi 36 vjeç banues në fshatin Krajkë Bulqizë
2-Astrit Kurti 26 vjeç banues në Shupenzë Bulqizë
3-Vladi Sinani 25 vjeç banues në Shupenzë Bulqizë
4-Gëzim Lleshi 23 vjeç banues në Shupenzë Dibër
5-K.L 16 vjeç banues në Sopot Bulqizë.
shtetasi N.L. është shpallur në kërkim
“Këta persona në bashkëpunim me njëri -tjetrin kryenin shpërndarje të lëndës narkotike Canabis Sativa në sasi të vogla në qytete të ndryshme brenda vendit”, bën të ditur policia.
*Në foto arma që iu gjet grupit kriminal