Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi shpërndanin kokainë në zina të ndryshme të kryeqytetit.
Mësohet se në pranga kanë rënë B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Policia thotë se të ata janë arrestuar në flagrancë, teksa iu janë sekuestruar në total 310 doza kokaine të gatshme për shitje.
“Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës”,-njofton policia./Opinion.al