Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kanabisi në një lagje të qytetit.
Sipas uniformave blu, dy të arrestuarit u lokalizuan në lagjen nr. 13.
Policia sekuestroi dhjetra doza të dyshura lëndë narkotike kanabis, tre telefona celuar dhe një automjet.
Durrës/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Zona”.
Kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës në doza në një lagje të qytetit të Durrësit, arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohen dhjetra doza të dyshura lëndë narkotike kanabis, tre telefona celuar dhe një automjet.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zona”, arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. M., 33 vjeç, Xh. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.