Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërfytyrimi i Europës

2016/03/25 at 5:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërfytyrimi i Europës

Michael Brendan Doherty

Në një kohë kur problemet që paraqesin komunitetet myslimanë të integruar keq po çojnë në rritje të euroskepticizmit, rreziqet për Europën nga brenda Belgjikës bëjnë thirrje për të kundërtën: më shumë bashëpunim për sigurinë, në të gjithë kontinentin.

Si mundet Gjermania dhe Franca të bëjnë detyrën e tyre për mbrojtjen e qytetarëve të vet, kur, siç e tregoi nëntori i vitit që kaloi, Belgjika mund të jetë burimi i rreziqeve terroriste serioze?

Terrorizmi po fillon ta shpërfytyrojë Europën. Përtej çmimit të vetë masakrave, terrorizmi po ndryshon karakterin e politikës së Europës, duke kërcënuar që t’i bëjë marrëveshjet për BE­në të duken si utopira, dhe duke na çuar drejt kufizimeve dhe pengesave të reja për jetët e europianëve.Sulmet terroriste të të martës në Bruksel, që ISIS i ka marrë vetë përsipër, vranë dhjetëra dhe plagosën me qindra.

Zyrtarët atje thonë se prisnin një lloj hakmarrjeje, për arrestimin kohët e fundit të Salah Abdeslamit, i cili ishte i kërkuar në lidhje me sulmet e vitit që kaloi në Paris. Deri kur të ketë më shumë prova, është e pamundur të dimë nëse ky sulm ishte një hakmarrje, apo diçka e planifikuar më herët.

Policia ka shfaqur gjithashtu prova se Abdeslami po planifikonte një sulm përpara arrestimit, ndoshta pikërisht këtë.

Belgjika është një vend i vogël, dhe qindra prej banorëve myslimanë të saj kanë udhëtuar për të luftuar për ISIS­in në Siri dhe janë rikthyer.

Kërkesat për sigurinë dhe survejimin që imponon ky rrezik e kanë mbingarkuar shërbimin policor dhe të zbulimit, që edhe kështu ishin shumë të kufizuar.

Në një kohë kur problemet që paraqesin komunitetet myslimanë të integruar keq po çojnë në rritje të euroskepticizmit, rreziqet për Europën nga brenda Belgjikës bëjnë thirrje për të kundërtën: më shumë bashëpunim për sigurinë, në të gjithë kontinentin.

Si mundet Gjermania dhe Franca të bëjnë detyrën e tyre për mbrojtjen e qytetarëve të vet, kur, siç e tregoi nëntori i vitit që kaloi, Belgjika mund të jetë burimi i rreziqeve terroriste serioze?

Por më e frikshme është mënyra si Europa po ndryshon pas çdo sulmi. Kur kërcënohet siguria, menjëherë pas saj e ka radhën liria. Pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, Franca vendosi ushtrinë në rrugë, e cila shërbeu si një rojë gjysmë­e përhershme e sinagogave dhe institucioneve të tjera hebraike.

Edhe siguritë e dikurshme të politikës kontinentale po ndryshojnë. Marrëveshja e Shengenit, që u lejon europianëve liri lëvizjeje nëpër BE, ndoshta mënyra më e prekshme e paqes së Europës moderne që gëzojnë europianët, tashmë rrezikohet prej terrorizmit.

Në të njëjtën kohë, paaftësia e Europës për t’u marrë me rrezikun që i kanoset prej terrorizmit, apo qoftë edhe për të ruajtur një iluzion të kontrollit mbi imigrimin në kontinent, nxit rritjen e nacionalizmave populiste.

Këto parti të reja, që sfidojnë të majtën, qendrën dhe të djathtën tradicionale, do të bënin më shumë se sa zhbërjen e Marrëveshjes së Shengenit, njëse ndonjëra prej tyre do të merrte pushtet në shtetet e mëdha europiane.

Zemërimi popullor me imigrimin po fillon madje të risjellë politika të fillimit të shekullit 20, ku lëvizjet popullore vishen me uniforma dhe marshojnë në lagjet

“armiqësore”, për t’u shprehur dhe provokuar incidente. Shihni se si qyteti anglez i Lutonit është shndërruar në një skenë për një seri produksionesh rivale, islamiste apo anti­imigrante.

Disa përpjekje për t’u marrë me problemet e imigrantëve të paasimiluar shndërrohen në farsë. Pas asaj që u duk si një natë sulmesh seksuale masive të koordinuara në Vitin e Ri, kryebashkiakia e Këlnit, Henrietta Recker, një avokate e kauzës së rivendosjes së refugjatëve në Europë, këshilloi gratë “të rrinë të bashkuara në grupe, të mos ndahen, edhe nëse janë në atmosferë feste”.

Ajo tha gjithashtu se ndoshta gratë europiane kishin nevojë për një “kod sjelljeje”, që tregon se nuk janë të disponueshme për t’u ngacmuar seksualisht nga të huajt në rrugë.

Pikërisht në momentin kur tipari dallues i jetës perëndimore – liria për të shfaqur fytyrën në publik – po bllokohej përkohësisht, një udhëheqëse politike po i bënte një nder ligjit të Sharias, duke sugjeruar që gratë e pashoqëruara, ose “lozonjare” do të ishin të rrezikuara.

Kur një sens rendi dhe sigurie zhduket nga një shtet, menjëherë as tij zhduket liria.

Udhëheqësit europianë mohuan për dekada të tëra se kishin probleme asimilimi, më pas bindën veten se radikalizimi brenda getove të Europës moderne do të zhdukej vetë.

Tani ata pothuaj kanë bindur vetveten se një valë pothuaj e pakontrolluar migrimi, nuk përbën rrezik domethënës për Europën. Por dalëngadalë, ritmi i qëndrueshëm i sulmeve, kërcënimi i revoltës elektorale popullore, si dhe një klimë frike dhe autocensure, po e transformojnë Europën në diçka që kurrë nuk do të kish dashur të bëhej. /Theweek – Në shqip nga www.bota.al

Ju sugjerojmë

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Para
Ja pse nuk duhet ta merrni celularin në tualet

Ja pse nuk duhet ta merrni celularin në tualet

Vasili: Ikja nga parlamenti, ishte humor..

Bllokimi i 'drejtësisë' / LSI: Opozita është sëmurë

Surprizuese/ Shkëlqimi i Elseid Hysaj te Napoli, Bayern Munich i gatshëm ta blejë

Hysaj në formacionin e të rinjve, “Marca” veçon talentet e Euro 2016

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
18 Qershor, 2025

Presidenti Donald Trump në një komunikim me gazetarët ka ritheksuar faktin se Irani dëshiron të takohet. Trump ndryshe nga reagimi...

Lexo më shumë

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
18 Qershor, 2025

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit mbart shumë të panjohura: nëse sulmet ajrore izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane mund të shkaktojnë...

Lexo më shumë

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
18 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video-mesazh, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit...

Lexo më shumë

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
18 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan demonstroi se si bashkëshortët nga Dimali i Beratit me banim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com