Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas të dënuar me një vit burg për “Shpërdorim detyre”.
Specialistët e Sektrorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Neritan Zotaj 45 vjeç banues në Elbasan.
Ky shtetas, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 22.07.2016, është dënuar me një vit burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit penal.
Ky shtetas, në 2011 duke qenë me detyrë Drejtor i INUKut në Elbasan dyshohet të ketë prishur objekte në kundërshtim me ligjin.