Edhe punonjësit e sistemit të burgjeve do të përfitojnë nga Pakoja e Madhe e qeverisë.
Sipas Kryeministrit Edi Rama, të gjithë punonjësit e burgjeve do të marrin 10 mijë Lekë të reja.
“10 000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe edhe për të gjithë punonjësit e Sistemit të Burgjeve, pas rritjes së pagave të tyre deri në 33% prej 1 Shtatorit të këtij viti”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.
Pensionistët, persona me aftësi të kufizuar, ata me asistencë, policët, ushtarakët, mjekët, infermierët, mësuesit etj. kanë përfituar shpërblim nga Pakoja e Madhe.