Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpenzimet ushtarake në rang global arrijnë nivel rekord

2023/04/24 at 6:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpenzimet ushtarake në rang global arrijnë nivel rekord

Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin vit me radhë, duke arritur gjatë vitit 2022 një rekord të ri prej 2.24 trilionë dollarësh, me një rritje të ndjeshme në Evropë kryesisht për shkak të shpenzimeve të Rusisë dhe Ukrainës, tha të hënën një organizatë studimore suedeze.


Shpenzimet globale u rritën me 3.7%, por në Evropë ato u rritën me 13% – rritja më e madhe kjo në të paktën 30 vitet e fundit, thuhet në raportin Institutit Studimor të Stokholmit për Paqen Ndërkombëtare (SIPRI). Ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe shqetësimet për një rrezik në rritje nga Rusia “ndikuan së tepërmi tek vendimmarrja e vendeve të tjera për shpenzimet” ushtarake.

Instituti i pavarur suedez thotë se tre vendet me shpenzimet më të mëdha për mbrojtjen janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia, të cilat të marra së bashku kanë 56% të shpenzimeve ushtarake të botës.

Rritja “është një tregues se po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt”, tha studiuesi Nan Tian, me Programin për Shpenzimet Ushtarake dhe Prodhimin e Armëve në institutin suedez SIPRI.

Disa vende bënë rritje domethënëse të shpenzimeve të tyre ushtarake pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, ndërsa të tjera kanë njoftuar planet për të rritur shpenzimet gjatë një periudhe prej një dekade. Disa nga rritjet më të mëdha janë në vendet pranë Rusisë: Finlanda (36%), Lituania (27%), Suedia (12%) dhe Polonia (11%).

Shpenzimet ushtarake në Evropë u rritën me një ritëm rekord gjatë vitit 2022, duke arritur një nivel të paparë që nga Lufta e Ftohtë, thonë ekspertët e sigurisë globale.

Rritja në Evropë bëri që shpenzimet ushtarake të arrijnë një rekord të ri prej 2.24 miliardë dollarësh, ose 2.2% e prodhimit të brendshëm bruto të botës, sipas të dhënave të Institutit Studimor të Stokholmit për Paqen Ndërkombëtare (SIPRI).

“Është për shkak të luftës në Ukrainë, që po rrit shpenzimet e buxheteve evropiane. Por janë gjithashtu edhe tensionet e pazgjidhura dhe në përkeqësim në Azinë Lindore mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës”, thotë studiuesi Nan Tian, bashkautor i studimit në SIPRI.

Ndërsa Rusia sulmonte Ukrainën, Evropa shpenzoi 13% më shumë për ushtrinë gjatë vitit 2022 krahasuar me 12 muajt pararendës.

Shifrat nuk reflektojnë rritjen e shpejtë të inflacionit, që do të thotë se shpenzimi real ishte edhe më i lartë, thonë studiuesit.

Kjo është rritja më e madhe në mbi 30 vjet, dhe është një rikthim tek niveli i shpenzimeve në vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit.

“Në Evropë është në nivelin më të lartë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë”, tha Tian.

Vetëm Ukraina rriti me shtatë herë shpenzimet e saj ushtarake, në nivelin prej 44 miliardë dollarësh, sa gati një e treta e PBB-së së saj. Vendi ka përfituar gjithashtu nga miliarda dollarë armatime të dhuruara nga vende të tjera, vë në dukje studimi i SIPRI-it.

Ndërkohë, shpenzimet ushtarake të Rusisë u rritën me 9.2% vitin e kaluar.

“Edhe sikur të heqësh nga llogaritë dy vendet ndërluftuese, shpenzimet (ushtarake) në Evropë sërish janë rritur shumë”, tha zoti Tian.

Shpenzimet ushtarake në Evropë, që kanë arritur në 480 miliardë dollarë në vitin 2022, janë rritur tashmë me një të tretën gjatë dekadës së fundit, dhe tendenca pritet të vazhdojë dhe të përshpejtohet gjatë dekadës së ardhshme.

Kontinenti evropian mund të ketë rritje të shpenzimeve ushtarake, si të vitit 2022, për disa vite në vazhdim.

Pas rënies së ndjeshme në vitet 1990, shpenzimet globale ushtarake kanë qenë në rritje që nga vitet 2000.

Rritja ishte fillimisht rezultat i investimeve masive të Kinës tek ushtria, që u pasua më tej nga tensionet e reja me Rusinë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Gjysma e rritjes nga SHBA, Kina

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë rreth 39% të shpenzimeve ushtarake globale. Së bashku me Kinën, e cila radhitet e dyta me 13%, dy vendet kanë mbi gjysmën e shpenzimeve ushtarake të globit.

Vendet e tjera pasojnë me distancë të madhe – Rusia me 3.9%, India me 3.6% dhe Arabia Saudite me 3.3%.

“Kina ka investuar gjithnjë e më shumë tek forcat detare, sigurisht si një mënyrë për të zgjeruar shtrirjen e saj drejt Tajvanit, dhe madje edhe përtej Detit të Kinës Jugore”, tha zoti Tian.

Japonia, si dhe Indonezia, Malajzia, Vietnami dhe Australia po ndjekin të njëjtën tendencë.

Britania është vendi me shpenzimet më të larta ushtarake në Evropë dhe radhitet e gjashta në nivel botëror, me 3.1%, e pasuar nga Gjermania me 2.5% dhe Franca me 2.4% — shifra që përfshijnë edhe donacionet për Ukrainën.

Britania, e cila është donatorja e dytë më e madhe për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, “shpenzon më shumë se Franca dhe Gjermania. Ajo dha gjithashtu më shumë ndihma ushtarake se Franca dhe Gjermania”, tha zoti Tian.

Polonia, Holanda dhe Suedia ishin ndër vendet evropiane që i shtuan më shumë investimet ushtarake gjatë dekadës së fundit.

Armatimet moderne dhe të kushtueshme mund të shpjegojnë disa nga rritjet e mëdha në shpenzimet ushtarake, si p.sh. në rastin e Finlandës, e cila vitin e kaluar bleu 64 avionë luftarakë amerikanë F-35./ VOA



Ju sugjerojmë

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
Aktualitet

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

4 Qershor, 2025 3:37 pm
Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
Aktualitet

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

4 Qershor, 2025 3:30 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

4 Qershor, 2025 3:21 pm
Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
Kryesore

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

4 Qershor, 2025 3:12 pm
“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare
Aktualitet

“Bloomberg”: Aeroporti i Vlorës shtysë për investimet elitare

4 Qershor, 2025 2:40 pm
“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE
Aktualitet

“Ramës do i ngecë në fyt farsa”/ Berisha: Po tentojnë të ndryshojnë raportin e OSBE

4 Qershor, 2025 2:31 pm
Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
Aktualitet

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

4 Qershor, 2025 2:04 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
Aktualitet

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

4 Qershor, 2025 1:49 pm
Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
Rajoni

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

4 Qershor, 2025 1:29 pm
Para
Rama uron Thaçin për ditëlindjen, “thumbon” ndërkombëtarët

Rama uron Thaçin për ditëlindjen, "thumbon" ndërkombëtarët

Rama në Durrës: S’keni pse votoni për një “kumbull” që vjen nga zorra qorre

Rama në Durrës: S'keni pse votoni për një “kumbull” që vjen nga zorra qorre

Rama “ndez” sallën me këngën e fushatës në Durrës: Ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve

Rama “ndez” sallën me këngën e fushatës në Durrës: Ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve
















TE FUNDIT

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura

Hapen në KQZ katër kuti të Vlorës, rezultojnë mbi 2 mijë fletë votimi të papërdorura
4 Qershor, 2025

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u hapën sot më 4 Qershor katër kuti votimi të Qarkut të Vlorës pas kërkesës...

Lexo më shumë

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar

Rama: Nëntë kulla të reja në “zemër” të veriut shqiptar
4 Qershor, 2025

Krahas fotove mbresëlënëse, kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se Turi i Kullave është zgjeruar. Më...

Lexo më shumë

Prokuroria e Elbasanit “zbërthen” skemën e mashtrimit me fasoneritë, dyshimet…

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar gjashtë masa sigurie në total në lidhje me një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për...

Lexo më shumë

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat

Urd (1931)/Gazetarja: Intervista ime me Nënën mbretëreshë Sadije dhe princeshat
4 Qershor, 2025

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2025 Revista norvegjeze “URD” ka botuar, me 13 qershor 1931, në faqet n°322...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com