Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpartalloi të majtën në Hungari, Viktor Orban një Kryeministër anti-SOROS dhe i ashpër me BE-në

2018/04/09 at 11:26 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpartalloi të majtën në Hungari, Viktor Orban një Kryeministër anti-SOROS dhe i ashpër me BE-në

Viktor Orban rizgjidhet kryeministër i Hungarisë. Ai fitoi zgjedhjet e së dielës me shumicë absolute, raportojnë mediat ndërkombëtare. Duke shpallur fitoren në një fjalim mbrëmjen e së dielës në Budapest, ai tha se fitorja e partisë së tij Fidesz, është “një mundësi për të mbrojtur Hungarinë”.

Gjatë fushatës Orban ishte përqendruar në qasjen kundër emigrantëve dhe përsëriti teoritë konspirative se Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe filantropisti George Soros duan ta shndërrojnë Hungarinë në “vend të emigrantëve”.

Orban ka thënë gjithashtu se rezultati është konfirmim i politikave qeverisëse sipas të cilave do të krijohen vende pune, do të mbështeten familjet e varfëra do të ruhet sovraniteti kombëtar.

Nga rreth 96 për qind e votave të cilat janë numëruar deri më tani, partia e Orban ka gjasë që të marrë 133 vende në parlament nga 199 që janë gjithsej.

Kjo tregon se ai mund të formojë lehtësisht qeverinë e re të Hungarisë. Koalicioni i drejtuar nga Orban ka marrë më shumë se dy të tretat e vendeve në parlament, sa është e nevojshme për të bërë ndryshime kushtetuese.

Si ka lëvizur rezultati?

Pjesëmarrja në votime arriti në afërsisht 69%. Nga votat e numëruara deri tani, partia nacionaliste Jobbik është në vendin e dytë me 20% të votave. Socialistët janë në vendin e tretë me 12% dhe LMP, Partia e Gjelbër e Hungarisë, është e katërta me 7%.

Kryetari i Partisë Socialiste, Gyula Molnar tha dorëheqjen pas rezultatit të dobët duke deklaruar se “ne e konsiderojmë veten përgjegjës për atë që ndodhi dhe kemi pranuar verdiktin e popullit”.

Ndërkohë që Fidesz edhe një herë e bëri portokalli hartën e Hungarisë (ngjyra e tyre), rezultatet paraprake tregojnë se ata do të arrijnë 133 vende në parlament.

Partia e kryeministrit fitoi në shumicën e zonave rurale dhe në qytete provinciale, ndërsa partitë e opozitës morën shumicën në kryeqytet, Budapest.

Legjitimiteti i zotit Orban në një nivel evropian ka gjasa të forcohet, pasi partitë nacionaliste në të gjithë kontinentin marrin zemër nga fitorja e tij, shkruan BBC.

Z. Orban ka premtuar të mbrojë kufijtë e vendit të tij dhe të bllokojë migracionin, sidomos nga myslimanët. Ai është një euroskeptik i mirënjohur që kundërshton integrimin e mëtejshëm në BE. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në programin e riintegrimit të refugjatëve të BE dhe ka lavdëruar udhëheqësin rus Vladimir Putin. Kjo është fitorja e katërt e Viktor Orban. Ai kishte drejtuar koalicionin qeverisës të udhëhequr nga partia Fidesz gjatë viteve 1998- 2002, para se të rikthehej në pushtet në vitin 2010.

/Opinion.al

Etiketa: anti sorosfitorehungariorbanviktor

Ju sugjerojmë

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

28 Tetor, 2025 7:24 pm
SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona
Bota

SHBA sulmon 4 anije të të dyshuara për drogë në Paqësor, vriten 14 persona

28 Tetor, 2025 6:11 pm
Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri
Bota

Si po i ndjek Ukraina në kufirin rumun ata që e shmangin thirrjen në ushtri

28 Tetor, 2025 5:02 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime
Bota

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për dy-tre vjet luftime

28 Tetor, 2025 1:53 pm
Para
E mbani mend Çelesten? Ja sa ndryshe duket sot aktorja

E mbani mend Çelesten? Ja sa ndryshe duket sot aktorja

Kjo këngëtare shqiptare e pranoi publikisht: Jam e virgjër, seks vetëm pas martese

Kjo këngëtare shqiptare e pranoi publikisht: Jam e virgjër, seks vetëm pas martese

Studiuesja amerikane rrëfen eksperiencën e keqe në Tiranë: Më mbajtën 7 orë në polici se tentova të orientoj njerëzit gjatë protestës

Studiuesja amerikane rrëfen eksperiencën e keqe në Tiranë: Më mbajtën 7 orë në polici se tentova të orientoj njerëzit gjatë protestës

TE FUNDIT

Netanjahu urdhëron sulme të menjëhershme në Gaza

Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
28 Tetor, 2025

Benjamin Netanjahu u ka urdhëruar forcat izraelite të nisin sulme të menjëhershme dhe të fuqishme në Rripin e Gazës, duke...

Lexo më shumë

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat

Fëmijët bënë foto me kalin dhe nuk paguan, 62-vjeçari u vret babanë në Berat
28 Tetor, 2025

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë...

Lexo më shumë

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
28 Tetor, 2025

Gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri ka mbajtur fjalën e tij edhe ambasadori i BE në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan disa muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër
28 Tetor, 2025

Amerikani Brendon Saporito, i cili vrau me thikë partneren Sandra Saporito, 54 vjeçe në Shkodër disa muaj më parë, është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com