Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet belge.
Mësohet se Prokuroria Publike dhe ajo e Përgjithshme e Brukselit bashkë me policinë janë në kërkim të të arratisurit Haredin Fejzulla 58 vjeç.
58-vjeçari Fejzulla u dënua me 9 dhe 4 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe përkatësisë në organizatë kriminale, pra 18 vjet në total.
Po ashtu policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim, të informojë autoritetet./Opinion.al