U mbajt mbrëmjen e djeshme në Tajlandë finalja e “Miss Universe”, një kompeticion bukurie ku morën pjesë 94 shtete nga e gjithë bota.
Fituese u shpall 24-vjeçarja nga Filiipinet Catriona Gray. Shoqëruesja e parë e Missit u shpall Tamaryn Green nga Afrika dhe shoqëruesja e dytë Sthefany Gutiérrez nga Venezuela.
Por Trejsi Sejdini nuk doli pa çmim nga ky kompeticion madje bukuroshja mori një çmim shumë të rëndësishëm.
Trejsi Sejdini fitoi çmimin “Kostumi më i mirë kombëtar”, ku Missi shqiptar u shfaq e veshur me fustan të kuq dhe të zi si ngjyrat e flamurit. /Lajmifundit.al