Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpallet fajtor për krime lufte, Dushko Arsiç 

2024/02/02 at 12:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpallet fajtor për krime lufte, Dushko Arsiç 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor, Dushko Arsiçin, nën akuza për krime lufte ndaj popullatës civile, konfirmoi avokati i tij mbrojtës, Nebojsha Vllaiç. 

Arsiç ishte arrestuar më 8 dhjetor 2023 nën dyshime për krime të kryera në periudhën janar-qershor 1999 në rajonin e Prishtinës. 

Në aktakuzë thuhet kishte marrë pjesë në vrasjen e B.Sh, më 20 prill të vitit 1999 në Butovc të Prishtinës dhe kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin me iniciale A.K. 

Arsiç, së bashku me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, në periudhën janar-qershor të vitit 1999, kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina, u tha në aktakuzë, raporton Betimi për Drejtësi. Aty po ashtu u tha se Arsiç së bashku me një grup tjetër kishin plaçkitur dhe më pas dëmtuar pronat e shqiptarëve, duke ua vënë zjarri. 

Arsiç është akuzuar për keqtrajtim të civilëve shqiptarë, plagosje dhe vrasje. 

Avokati i tij, Nebojsha Vllaiç, pas shqiptimit të dënimit nga gjykata e shkallës së parë, tha se klienti i tij është akuzuar dhe dënuar për krime lufte vetëm se u përpoq të rimarrë pasurinë që i ishte uzurpuar dhe të kthehej në Prishtinë. 

Vllaiç tha se do të apelojë këtë vendim. 

Arsiç është me origjinë nga Matiqani, që gjendet në periferi të Prishtinës, dhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, kishte jetuar në Kralevë të Serbisë, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë ekipi i tij mbrojtës. Gjatë seancave gjyqësore, ai është deklaruar i pafajshëm. 

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë. 

Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99 janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. 

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi

9 Qershor, 2025 2:20 pm
Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat
Aktualitet

Prestigjiozja “Vanity Fair”: Pushime ëndrrash në Berat

9 Qershor, 2025 2:08 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi
Aktualitet

Shisnin lëndë narkotike në Berat,arrestohen dy persona/Gjenden mbi 300 doza kanabasi

9 Qershor, 2025 1:48 pm
Para
Policia kontroll në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë, çfarë dyshohej

Grabitet exchange në zonën e Kamzës, autorët çanë murin e biznesit ngjitur

U denoncua nga ‘’Stop’’, ndalohet Mirvjen Nino që mashtronte qytetarët për dokumente angleze 

U denoncua nga ‘’Stop’’, ndalohet Mirvjen Nino që mashtronte qytetarët për dokumente angleze 

Alarmohet policia, raportohet për një pako të dyshimtë në Rinas

Vodhi elektroshtëpiake dhe produkte ushqimore në një banesë, arrestohet autori në Memaliaj

TE FUNDIT

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
9 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. “Ky vendim...

Lexo më shumë

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
9 Qershor, 2025

Një tjetër vatër tashmë konfirmohet nga murtaja e bagëtive. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve bën të ditur...

Lexo më shumë

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
9 Qershor, 2025

Është përfshirë nga flakët një banesë në Qafën e Kalasë në Berat. Grupet e shërbimeve zjarrfikëse edhe policia shkuan në...

Lexo më shumë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
9 Qershor, 2025

Millan Milliqeviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua të hënën, konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com