Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Showbizi në 1 vit, ja ngjarjet më të bujshme të 2015-tës

2015/12/31 at 9:45 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Showbizi në 1 vit, ja ngjarjet më të bujshme të 2015-tës

2015 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje edhe në fushën rozë. Opinion.al ju rikujton se çfarë ndodhi gjatë këtij viti në showbiz:
Fjolla Morinën e rreh i dashuri


Babai i vajzës së saj të dytë
Alayh, sëbashku me të dashurën e tij aktuale, ushtruan dhunë fizike ndaj këngëtares Fjolla Morina. Fjolla e ka paditur ish të dashurin e saj, i cili jo vetëm që nuk i përgjigjet financiarisht për vogëlushen por edhe e dhunon.

Sherri Stine vs Flori Mumajesi

Ndodhi në 5 dhjetor, por
mediat vazhdojnë shkruajnë ende për sherrin mes Stines dhe Flori Mumajesit. Dy
kantautorët u qëlluan pas përfundimit të Këngës Magjike, për arsye pikësh. Në sherrin mes të dyve u përfshi edhe reperi Stresi, i cili mbrojti kantautorin Florian Mumajesi. Mumajesi ka hapur një proçes gjyqësor për Stinen, i cili po hetohet në gjendje të lirë.

Sherri Bleona-Iva Tiço

Gjithcka nisi në Opinion. Këngëtarja Bleona Qereti dhe gazetarja Iva Tiço, ishin të ftuara për të folur për temën ” Shqiptarët e sukseshëm jashtë shtetit” dhe u konfliktuan me njëra-tjetrën. Më pas sherri mes tyre degradoi edhe ne rrjetet sociale.

Pajtohet Noizy dhe Ledri Vula

Këtë vit nuk kemi patur vetëm sherre por edhe pajtime. Surprizë për fansat por mbi të gjitha për gazetarët ishte pajtimi i reperave, Ledri Vula dhe Noizy. Vite më parë të dy reperat ishin konfrontuar në aeroportin e Zyrihut, pasi Ledri asokohe ishte pjesë e labelit ‘Babastars”.

Aurela Gaçe fiton Kënga Magjike

Si rrallëherë Kënga Magjike ka për të dytin vit radhazi një fituese dhe ajo është këngëtarja, Aurela Gaçe. Këtë vit ajo solli një baladë dhe kolegët e votuan me shumë pikë, duke lenë
më një diferencë të madhe votash pas, Juliana Pashën, Endri Priftin, Albërie
Hadërgjonaj, etj.

Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Lumi B fitues të Top Fest 12

Treshja e suksesshme, Ledri
Vula, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu janë shpallur fitues të Top Fest. Kjo ishte
puntata e fundit e këtij festivali, i cili do të zëvëndësohet me një tjetër
event shumë të rëndësishmëm muzikor këtë vit. Kënga e tyre “ Shko” është pëlqyer shumë edhe nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Eneda Tarifa fiton Festivalin e Rtsh

Festivali i RTSH, edicioni i 54-të ka një fituese dhe ajo është Eneda Tarifa. Kënga e saj ” Përrallë” do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong, që do të mbahet në Suedi.

Daily Mail shkruan për Elvana Gjatën

Duhet ti vidhnin adresën e saj të ICloud që për pop starin shqiptar të shkruante edhe përditshjma britanike,
Daily Mail. Pak ditë më parë disa adoleshentë i vodhën këngëtares, Elvana Gjata
adresën e saj ndaj dhe ajo i është drejtuar organeve të Policisë së Shtetit, për
ta zgjidhur këtë çështje.

Rikthimi i Luiza Xhuvanit në teatër

Pas dorëheqjes nga jeta politike e vendit pas krimit që kreu djali i saj, Aleksandër Xhuvani duke vrarë tre viktima, Luiza Xhuvani nuk u shfaq më në publik. Ishte teatri ai që e rikthehu aktoren e mirënjohur në vëmendjen e njerezve dhe adhurueseve të saj. Edhe roli i saj ishte shumë i veçantë, ajo është aktorja e parë femër që ka interpretuar Hamletin e Shekspirit.

Lidhjet

Marina dhe Getoarit & Ledri Vula dhe Adela Sollaku

Ka qenë një nga ngjarjet më të përfolura të showbizit dhe ende nuk e kemi një intervistë, ku të na i rrëfejnë njohjen e tyre. Bëhet fjalë për moderatoren Marina Vjollca dhe reperin Getoar Selimi, të cilët tashmë dalin hapur me njëri-tjetrin. Reperi ka qenë i ftuar edhe në programin që drejton Marina, “Proçesi Sportiv”, ku në mënyrë të tërthortë ka pohuar se janë bashkë me gjithë insistimet e vazhdueshme të Manushit. Urojmë që në 2016, të kemi një rrëfim të çiftit. Një tjetër lidhje shumë e përfolur këtë vit është edhe ajo e këngëtarit Ledri Vula me vajzën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, Adela Sollaku. Edhe Ledri nuk ka folur kurrë publikisht për Adelën, ama e ka prezantuar me gjithë fisin dhe familjen e tij.

Klipi “Topless” i Afërdita Dreshajt ndan Agon Amigën nga bashkëshortja

Vjen, ikën dhe shkakton edhe “telashe”.
Klipi i saj topless ku ajo shfaqet e zhveshur topless nga mesi e lart krah reperit
Agon Amiga, ka shkaktuar probleme mes tij dhe bashkëshortes së tij, Egzona
Syla. Reperit dhe këngëtares, ju bën publike disa mesazhe intime që kishin shkëmbyer
me njëri-tjetrin.

Enca Haxhia afër 1 milionisht në Instagram

Aktualisht është “mbretëresha” e Instagramit, pasi në momentin që flasim këngëtarja Enca Haxhia ka më shumë se 900 mijë ndjekës në rrjetin social Instagram. Ndoshta viti 2016 do ta gjejë këngëtaren seksi me 1 milion fansa.

Albërie Hadërgjonaj fiton “Dance With Me”

Një tjetër trofe i shtohet kolanës të çmimeve të këngëtares, Albërie Hadërgjonaj. Këngëtarja seksi sëbashku me Vesel Kurtishaj, kanë rrëmbyer kupën e artë të spektaklit, “Dance With Me”. Për herë të parë nuk ka patur kontestime çmimi dhe konkurrentët e tjerë të DWM nuk kanë dhënë intervista zhgënnjyese në media për këtë çmim. Ky kast i DWM mund të konsiderohet si një nga më pozitivët në ekranet shqiptare.

Dasmat

Janë martuar shumë personazhe publikë këtë vit, por dasma më e përfolur ka qenë ajo e Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit. Çifti ka bërë dy ceremoni martesore por ajo me miqtë artistë ishte më e përfolura. Sinani dhe Andrra janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Vesa Luma dhe Big Basta janë një tjetër çift që i kanë thënë një “po” të përjetshme njëri-tjetrit. Ata janë martuar në kalanë e Lëkursit në Sarandë dhe dasma e tyre ishte shumë e bukur. Edhe Vesa me Bigun priten të bëhen prindër të një djali këtë vit.

Anjeza Shahini dhe diplomati anglez Pol ishin një tjetër cift që u lidhën në martesë këtë vit.

Divorcet

Kemi patur kater divorce shumë të fuqishme këtë vit. Në fillim u përfol martesa shumëvjeçare e Aurela Hoxhës. Ka qenë bashkëshorti i saj Admir Ismailjukaj ai që ka kërkuar të divorcohet nga modelja seksi, pasi lidhja e tyre kishte marrë fund. Aurela në një intervistë dhënë pak javë më parë ka thënë tërthorazi se është duke e shijuar lirinë e saj.

Një tjetër lidhje që ka përfunduar ka qenë edhe lidhja mes moderatores, Floriana Garo dhe ish-parnterit të saj, Tedi Ngjela. Floriana është shprehur se ka vuajtur këtë ndarje por është e zonja të ecë vet.

Rovena Dilo në këtë fundvit është përballur me një lajm të tillë. Këngëtarja është divorcuar nga bashkëshorti i saj, Florian Riza. Divorcin e ka kërkuar Riza, pasi sipas tij me këngëtaren kishin vetëm grindje dhe mosmarrëveshje.

Soni Malaj dhe Mirko janë një tjetër çift që i dhanë fund martesës së tyre. Ndonëse janë divorcuar ata mbeten miq të mirë, pasi vogëlushja e tyre Anna ka nevojë për praninë e të dyve në jetë. Ky vit për Sonin s’ka qenë fort i këndshëm pasi pak ditë më parë ajo ka humbur edhe të atin.

Lindjet

Edhe lindjet kanë qenë të shumta këtë vit, duke i gëzuar dhe duke i bërë prindër vipat tanë. Nora Istrefi ka sjellë në jetë Reneen e vogël po ashtu edhe Fjolla Morina vajzën e saj të dytë, Alayah, ndërsa kolegia e tyre, Argjentina Ramosaj është gëzuar me një vogëlush që e ka quajtur, Noah. Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë bërë gjithashtu prindër të një vogëlusheje me emrin Ameli. Nëna janë bërë edhe dy moderatoret e njohura shqiptare, Ilva Tare dhe Rudina Magjistari. Të dyja kanë sjellë në jetë vajza, por vogëlushja e Ilvës quhet Melody ndërsa ajo e Rudinës, Mia. Ndërsa kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është bërë baba i një djali, të cilin e ka quajtur Boiken. Blendi Fevziu është bërë gjithashtu babai i një tjetër vajze, të cilën e ka quajtur Alis. Hueyda El Saied është një tjetër personazh publik, e cila u bë nënë gjatë këtij viti, ndërsa këngëtarja Orgesa Zaimi u bë nënë për herë të dytë gjatë këtij viti.

 



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Arkeologët thonë se gjetën një celular 800 vjet të vjetër

Arkeologët thonë se gjetën një celular 800 vjet të vjetër

FOTO/ Ja gratë që lanë gjurmë në vitin 2015

FOTO/ Ja gratë që lanë gjurmë në vitin 2015

Çiftet që nuk zihen, jetojnë më shumë

Çiftet që nuk zihen, jetojnë më shumë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com