Ka mjaftuar veçse një sherr dhe pak tension në Kuvendin e Shqipërisë, që dy forcat politike të kërkojnë masa ndëshkuese për disa deputetë.
PS ka paraqitur në Byronë e Kuvendit një kërkesë për përjashtimin e Sali Berishës, Edi Palokës, Roland Ketës dhe Arben Ristanit.
Ndërsa, pak kohë më parë edhe PD-ja paraqiti një kërkesë për përjashtimin nga Kuvendi me 10 ditë të deputetit Erion Braçe.
Përplasja në Kuvend ndodhi pasi socialisti Braçe përdori fjalë fyese ndaj kolegëve të PD-së.
Seanca parlamentare që u ndërpre për shkak të sherrit, do të shtyhet deri sa Byroja të marrë një vendim për këtë incident.