Është liruar nga burgu ish-polici Jeton Lami, i cili akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me shoqërimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Sipas News 24, Jeton Lamit i ka përfunduar dënimi.
Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. Ky i fundit akuzohet se ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.
Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit.