Natasha Smith, e cila ishte në lidhje në distancë me Jared Queens-in, teksa ai studionte në Ostin të Teksasit, thotë se Krishti është baba i fëmijës që e mban në bark.
Sipas saj, një mbrëmje kishte dalë dhe kishte pirë uiski, kur i ishte afruar një engjëll shtatorin e kaluar. Ai e kishte prekur, e kishte mbarsur dhe i kishte thënë se atë e kishin zgjedhur që ta lindte fëmijën e Krishtit.
Përkundër asaj se ky është një rrëfim tepër i jashtëzakonshëm, të gjithë familjarët e saj e kishin mbështetur atë në këtë drejtim. Por, i dashuri i saj nuk i beson aspak asaj. Ai tregon se për herë të fundit kishte fjetur me të dashurën në maj dhe se atëherë ishte ndarë nga ajo.
Jared thotë se e di kush është “Krishti”. Sipas tij, bëhet fjalë për një djalë të quajtur Jesus Lopez!