Ish-paparaci i famshëm italian Fabrizio Corona në një intervistë të dhënë për emisionin “Estate in Diretta”, ka bërë një deklaratë tronditëse.
Gazetarja i drejtoi një pyetje për të ardhmen, se çfarë do të bëhet kur të jetë 50 vjeç dhe ai përgjigjet se nuk do arrij në atë moshë.
“Kur ishte 20 vjeç, thoshe se në moshën 25-vjeçare do të bëheshe shumë i pasur, do të drejtoje një makinë ‘Porsche’ dhe që do të martoheshe me një modele. Pyetja është se kur të shkosh 50 vjeç, si do të jesh?”,-pyeti gazetarja. “Po ta them në mënyrë mjaft trishtuese. Nuk kamë për të jetuar kur të mbush 50 vjeç”, përgjigjet ai.