Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

2016/04/22 at 11:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shokon babai: Do shes djalin e madh të shpëtoj të voglin

“Do shes djalin e madh, që të shpëtoj të voglin”, është kjo deklarata e tmerrshme që Bashkim Muça, banues në fshatin Kodër Bujaras të Elbasanit ka bërë përballë mediave. Djali i tij, Kleo Muça, 13 vjeç para disa ditësh është rrëzuar duke ecur në një rrugë të pashtruar. Si pasojë e kësaj, babai i të miturit, thotë se ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët dhe nuk mund të ecë nëse nuk bëhet operacion.

Babai i mjeruar ka bërë apel që dikush të ofrohet për ndihmë, në mënyrë që 13-vjeçari Kleo Muça, të bëhet operacion në këmbë. Këmba e djathtë ka pësuar fraktura të rënda, duke u thyer e gjitha, ndërsa këmba e majtë ka marrë vetëm krisje. Atë ditë, Kleo ka qenë duke shkuar në shkollë se bashku me shokët e tij. Këta të fundit lajmërojnë familjen, të cilët nxitojnë për ta dërguar djalin drejt Spitalit Kirurgjik të Elbasanit, për t’i dhënë ndihmën e parë.download

Pas grafisë, mjekët konstatojnë se gjendja e këmbëve të djalit është serioze, frakturat janë të rënda dhe vetëm ndërhyrja kirurgjikale mund të ndihmojë rikuperimin e vogëlushit. Prindërit thonë se operacioni sipas mjekëve kushton 5 mijë euro, shumë e cila është e papërballueshme për familjen Muça nga Kodër Bujarasi, që të vetmet të ardhura për jetesë ka ndihmën sociale prej 7 mijë lekësh të reja dhe të ardhurat që siguron nga shitja e barishteve të ndryshme.

Në një intervistë për mediat, kryefamiljari i bën apel ministrisë së Shëndetësisë që ta ndihmojë për operacionin e të birit, në të kundër djali rrezikon të presë këmbën e djathtë. “Do shes djalin e madh, të shpëtoj të voglin. Vetëm kjo më ka mbetur! I lutem Ministrisë së Shëndetësisë dhe atyre që kanë mundësi të më ndihmojnë të shpëtojë Kleon! Unë nuk kam para, ata më thonë të dyja këmbët kushtojnë 5 mijë euro. Unë nuk kam ça të shes”,-shprehet me lot në sy Bashkimi, i cili e ka të vështirë të përmbahet. Kleo jeton me shpresën se dikush do të trokasë në shtëpinë e tij për ta ndihmuar. E vetmja dëshirë e tij është që të ecë sërish e të dalë jashtë për të luajtur me shokët. “I bëj thirrje qeverisë të më ndihmojë, dua të shkoj në shkollë me shokët”,- shprehet vogëlushi me lot në sy.

/Gazeta Shqip

Kleo

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ndërron jetë regjisori i “Agjenti 007”

Ndërron jetë regjisori i "Agjenti 007"

Grabitet dhe dhunohet një grua invalide

Grabitet dhe dhunohet një grua invalide

Era Istrefi bën krenarë shqiptarët e Italisë

Era Istrefi bën krenarë shqiptarët e Italisë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com