Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shokohen bizneset, taksat e Bashkisë sa 30-40% e xhiros

2016/02/29 at 3:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shokohen bizneset, taksat e Bashkisë sa 30-40% e xhiros

Një bar kafeje, subjekt i biznesit të vogël i kërkohet të paguajë vetëm taksë hapësire aq sa do të paguante tatim fitimi një biznes i madh me të ardhura 10-15 herë më të larta…

Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë po bëhen publike përmasat e barrës së lartë fiskale që po u ngarkohet nga Bashkia Tiranë subjekteve të kryeqytetit, që mbi të gjitha po rezulton se nuk ka asnjë logjike ekonomike.

Një subjekti bar kafe në zonën e periferisë së liqenit, që nuk ka zënë asnjë trotuar, por shfrytëzon në bazë të marrëveshjes së rregullt një  hapësirë publike, i ka dalë në sistem taksa e zënies së hapësirës publike prej 184,500 lekë në muaj, nga 18,450 që ishte e njëjta taksë një vit më parë (shiko në foto të dhënat që i kanë dalë në sistem).

Administratorja e barit në fjalë, që e ka marrë në përdorim nga nëntori pohon se ajo mesatarisht ka një xhiro mujore prej 600 mijë lekësh, çka nënkupton se vetëm tarifa e zënies së hapësirës i kushton sa një e treta e të ardhurave, ndërsa subjekti ka dhe shpenzime të tjera, si qira, paga, energji, kosto materiale etj. Administratorja pohon se ajo nuk fiton në muaj aq sa i kërkohet të  paguajë taksë zënie hapësire.

Subjekti në fjalë ka një xhiro vjetore prej 7.2 milionë lekësh, që e klasifikon atë si biznes të vogël me TVSH (kufiri i bizneseve të vogla është 8 milionë lekë). Për krahasim të shumës që asaj i kërkohet të paguajë në raport me xhiron, marrim disa raste për biznese të mëdha me qarkullim vjetor, duke filluar nga dy herë më të larta se kjo bar-kafe, me një normë të supozuar fitimit prej 20% të xhiros, që është një normë e kënaqshme. Nga tabela më poshtë rezulton se  nëse marrin një subjekt me dyfishin e xhiros, ai duhet të paguajë këste mujore të tatim fitimit prej 36 mijë lekësh, 5 herë më të ulët se taksa e hapwsirws, që i kërkohet bar kafesë në fjalë.

Vetëm subjekti me një xhiro 10 herë më të lartë, pra 72 milionë lekë, do të paguante një tatim fitimi prej rreth 180 mijë lekësh.

Krahas taksës së zënies së hapësirës, biznesi duhet të paguajë dhe taksën për çdo tavolinë prej 2500 lekë në muaj, taksën e arsimit prej 4000 lekë në vit, të pastrimit prej 10 mijë lekë në vit. Këto nuk kanë dalë ende në sistem. Vetëm nga taksa për tavolinë  subjekti duhet të paguajë edhe të paktën 77 mijë lekë në muaj (rreth 120 metra i llogaritur me 30 tavolina dhe me tarifën vendosje hapësia në muaj në hapësirat publike për tavolinë, që sipas tabelave të Bashkisë është 2500 lekë). Duke shtuar dhe tarifën për tavolinë, subjekti vetëm për këto dy taksa do të duhet të paguajë rreth 260 mijw lekw, apo 40% të të ardhurave, një përqindje që do të ishte falimentuese për çdo lloj biznesi.

Për krahasim, një biznes i madh me një xhiro 15 herë më të lartë (rreth 108 milionë lekë) llogaritet të paguajë një tatim fitimi mujor prej rreth 260 mijë lekësh. /revista Monitor

tabelaaaa

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Foto/ Shikoni derrin me fytyrë elefanti

Foto/ Shikoni derrin me fytyrë elefanti

Italia u trembet emigrantëve: Po hapet shtegu nga Shqipëria

Italia u trembet emigrantëve: Po hapet shtegu nga Shqipëria

Në kufi me gjysëm toni drogë/ Ja kush është “Ben Çami”

Në kufi me gjysëm toni drogë/ Ja kush është "Ben Çami"

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com