Një shtetas i huaj është bërë protagonist i një ngjarje të pazakontë, ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se 27-vjeçari ka vjedhur një taxi, në momentin kur shoferi me të cilin po lëvizte, ka zbritur për ta ndihmuar me bagazhet.
“Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj A. R., 27 vjeç, ka marrë një taxi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar”, njofton policia.