Një kamion me shampo, sapun, krem dhe produkte të tjera, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar është përmbysur në autostradën A-14 në Forli të Italisë duke shkaktuar kaos në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ku drejtuesi 48-vjeçar humbi kontrollin e kamionit për shkak të daljes së njërës prej rrotave të makinës. Shoferi shqiptar ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në ambulancën e Forlisë. Por mediat italiane shkruajnë se ky aksident ka shkaktuar edhe kaos në qarkullim.