Një 24-vjeçar rus është dënuar me 5 vite burg pasi refuzoi të luftonte në ushtri kundër Ukrainës.
Shërbimi i shtypit të Gjykatës së Rajonit Bashkortostan, lajmëron se Marsel Kandarov nuk është paraqitur në maj 2022 për të kryer detyrën si pjesë e operacionit ushtarak rus.
Gjykata ka zbuluar se Kandarov kishte shmangur shërbimin ushtarak për më shumë se një muaj për këtë arsye ai u arrestua dhe më pas u dënua.
Vladimir Putin kishte urdhëruar mobilizimin e 300,000 rezervistëve në fund të shtatorit dhe mendohet se së shpejti mund të paralajmërohet një tjetër raund./Opinion.al