Është shmangur një tjetër tragjedi në plazhin e Tales në Lezhë, ku një pushues rrezikoi të mbytej.
Mësohet se ai është nxjerr nga uji nga pushuesit e tjerë të cilët fatmirësisht ndodheshin pranë tij në momentin që po luftonte për jetën.
Pasi është nxjerr nga pushuesit, ai është dërguar me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve, gjendja e tij është e rëndë pasi ka konsumuar shumë ujë. Kujtojmë se ky është rasti i katërt në harkun kohor të 1 jave që regjistrohet në plazhet e Lezhës.