SHKUP-Mijëra qytetarë të Shkupit dolën mbrëmë në protestën e organizuar nga lëvizja qytetare HAJDE për ndërgjgejgësimin e Gjykatës Kushtetuese që të mos bëjë ndryshimet e Ligjit për falje, për t’i dhënë të drejtë kryetarit të shtetit që të mund t’i amnistojë të dënuarit për krime zgjedhore dhe pedofili.
Organizatorët kishin qëllim që ta kalojnë natën para Gjykatës, në pritje të mblëdhjes së saj të sotme, por u shpërndanë për të parandaluar ndonjë incident, meqë VMRO-DPMNE-ja në të njëjtin vend kishte sjellë kundër-protestues.