SHKUP- Mbremjen e se dieles, rreth orës 20:00 në afërsi të restaurantit Biznis në Cair të Shkupit ka ndodhur një incident i rëndë.
Pas një zënke mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë, njëri prej tyre i armatosur me thikë godet në afërsi të zemrës 20 vjeçarin shqiptar nga Shkupi.
Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, krim-teknika dhe prokurori publik, të cilët mbledhin dëshmitë për të zbardhur vrasjen makabre. Agjencia raporton se në vendin e vrasjes janë mbledhur një numër i madhë i njerëzve dhe qytetarëve, të cilët janë të shokuar nga tragjedija e sontme. /Zhurnal/