Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkup: Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtri

2025/03/07 at 5:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkup: Akuza mes partive shqiptare për diskriminim në mbrojtje dhe ushtri

Partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar më 7 mars lidhur me mungesën, për siç tha, të përfaqësimit shqiptar në pozitat kryesore të ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, për herë të parë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Këto pretendime u ngritën pas ndryshimeve në strukturat komanduese të ushtrisë, të nënshkruara një ditë më parë nga presidentja maqedonase, Gordana Silanovska-Davkova.


Sipas BDI-së, Agjencia e Inteligjencës, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Ushtarake nuk kanë asnjë shqiptar në pozita udhëheqëse, duke e cilësuar këtë si një “kërcënim serioz për sigurinë e shtetit dhe një formë të spastrimit etnik në sistemin e sigurisë”.

“Në këtë situatë alarmante, partitë shqiptare në Qeveri duhet të ndërpresin rolin e avokatit të politikave antishqiptare dhe përjashtuese. Shqiptarët nuk do mbesin spektatorë, por do reagojnë për të mbrojtur veten dhe interesat e tyre”, kumtuan të premten nga BDI.

Ndërkohë, sipas njoftimit të kabinetit të presidentes Silanovska-Davkova, me dekretet e nënshkruara, shefi i shtabit në Komandën e Operacioneve, gjeneral Mirce Gjorgoski, është emëruar komandant i Komandës së Operacioneve në Shtatmadhorinë e Ushtrisë, ndërsa gjeneral Orce Jordevi është emëruar drejtor i Shtatmadhorisë së Ushtrisë.

“Gjenerali i brigadës, Simeon Trajkovski, drejtori aktual i Shtatmadhorisë së Ushtrisë, është emëruar këshilltar i shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë për trajnim, ushtrime dhe mësime të mësuara”, thuhet në njoftim.

BDI ka ngritur gjithashtu shqetësime mbi integritetin e dy gjeneralëve të emëruar, Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, duke pretenduar se ata kanë marrë përgjigje negative edhe nga NATO-ja për certifikatat e sigurisë. Kurse nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës – akuzuan se gjenerali Jordev, ka lidhje me strukturat ruse.

“Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, ndërsa Jordev nuk mori certifikatën e NATO-s katër vjet më parë, sepse ishte i lidhur me strukturat ruse përmes ‘Ujqërve të Natës”, thanë nga ASH – Sela.

Ndërkohë, Besnik Emini, i cili deri tani ishte komandant në Komandën e Operacioneve në Shtatmadhorinë e Ushtrisë, është emëruar këshilltar shtetëror për politikë dhe planifikim në Drejtorinë për Politikë dhe Planifikim, menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin civilo-ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga BDI thanë se zhvendosja e gjeneralit Emini nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve, pozitë që sipas partisë përfshin rreth 80% të kapaciteteve operative të ushtrisë, drejt një pozite administrative në Ministrinë e Mbrojtjes, përbën “goditje serioze ndaj rolit të shqiptarëve në ushtri”.

Partia i bëri thirrje NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë që të reagojnë ndaj këtyre veprimeve dhe të sigurojnë që Maqedonia e Veriut të mbetet e angazhuar ndaj vlerave demokratike dhe partneriteteve strategjike. Nga kabineti i Silanovska-Davkovas nuk kanë komentuar këto pretendime, por në njoftimin për emërimet thuhet se dekretet hyjnë në fuqi menjëherë dhe se emërimet janë bërë në përputhje me dispozitat e Ligjit të Mbrojtjes.

Po ashtu, nga Zyra e presidentes maqedonase informuan se kolonel Lulzim Nuredini është emëruar komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës dhe me dekret të Presidentit është ngritur në gradën gjeneral brigade. “Vendosja e një oficeri shqiptar në një pozicion me ndikim të kufizuar nuk kompenson përjashtimin e udhëheqësve shqiptarë nga komandat operative kritike“, shtuan nga BDI.

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur dy ministra të Mbrojtjes shqiptarë në vitet 2011-2014. Partneri shqiptar i VMRO-DPMNE-së, koalicioni VLEN, akuzoi BDI-në se gjatë kohës që ata ishin në pushtet nuk ka pasur më shumë se dy gjeneralë shqiptarë.

“Por, tani me VLEN-in në pushtet, kemi tre gjeneral shqiptarë për tetë muaj qeverisje. BDI duhet ta kuptojë dhe pranojë se ne po avancojmë shqiptarët, por edhe ashpër po luftojmë krimin dhe korrupsionin. Tani, nuk kanë faj një popull i tërë shqiptar të durojë gënjeshtrat e shpifjet e tyre, që një grusht njerëzisht nga klani i turpit janë të korruptuar e të rrezikuar aktualisht”, thanë nga VLEN.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, nga ky koalicion, gjatë një bisede me Zërin e Amerikës, në janar të këtij viti, deklaroi se shqiptarët në hierarkinë ushtarake përfaqësohen me 50 për qind.

Megjithatë, ka paqartësi rreth numrit të drejtuesve të sektorëve në Ministrinë e Mbrojtjes.Në faqen e internetit të kësaj ministrie nga 18 emra që figurojnë, dy duket të jenë shqiptarë, teksa shumica e tyre në këto poste janë të autorizuar, që nënkupton ushtrimin e përkohshëm të detyrës.

Në Maqedoninë e Veriut po planifikohet edhe hapja e një konkursi për pranimin e 300 ushtarëve, dhe pritet të publikohet së shpejti. Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, theksoi se gjatë përzgjedhjes nuk do të merren parasysh kuotat etnike, por do të pranohen të gjithë ata kandidatët që plotësojnë kushtet e konkursit.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, të gjithë ata që duan të përfshihen në sistemin e sigurisë. Dhe këtu nuk ka përqindje, kushdo që plotëson kushtet, do të pranohet. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në mbrojtjen e atdheut të tyre”, tha Mickoski, të mërkurën.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 është rreth 332 milionë euro, një rritje prej rreth 5.2 milionë euro krahasuar me vitin 2024. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s që nga 27 marsi 2020, pas marrëveshje për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas vitesh mosmarrëveshjeje mes Athinën, pasi Greqia pretendon se një prej rajoneve të saj quhet Maqedoni. / REL



Ju sugjerojmë

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, plagoset një person

12 Korrik, 2025 6:44 pm
Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA
Bota

Djali i “El Chapo”-s pranon fajin mbi akuzat për trafik droge në SHBA

12 Korrik, 2025 6:42 pm
Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova
Rajoni

Bie sistemi i policisë së RMV,ndalohet hyrja e automjeteve nga Kosova

12 Korrik, 2025 6:31 pm
Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca
Bota

Spanjë/ Jugu digjet në 40°C, veriu përmbytet nga shirat, alarm në 25 provinca

12 Korrik, 2025 5:40 pm
Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh
Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton zjarr te tokat e mbjella me ullinj në Gramsh dhe Belsh

12 Korrik, 2025 5:18 pm
Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh
Bota

Lavrov shijon Korenë e Veriut nga një jaht, takohet me Kim në plazh

12 Korrik, 2025 5:08 pm
Para
Shefi i NATO-s do të vizitojë Kosovën më 11 Mars

Shefi i NATO-s do të vizitojë Kosovën më 11 Mars

“Të heqim qafe armët bërthamore”, Kremlini reagon pas deklaratave të Trump

"Të heqim qafe armët bërthamore", Kremlini reagon pas deklaratave të Trump

Këshilltari i Zelenskit zbulon tre “shtyllat” ku do të bazohen negociatat Ukrainë-SHBA

Këshilltari i Zelenskit zbulon tre "shtyllat" ku do të bazohen negociatat Ukrainë-SHBA
















TE FUNDIT

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
12 Korrik, 2025

59 deputetë laburistë i kanë bërë thirrje David Lammy-t, Sekretarit britaniku tw Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme që ta njohin...

Lexo më shumë

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
12 Korrik, 2025

Suedia po përballet me një krizë të thellë në sistemin e saj të burgjeve, teksa numri i të burgosurve po...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
12 Korrik, 2025

Werner Daum ishte një mik i shquar i ditëve më të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruan kryedemokrati Sali Berisha,...

Lexo më shumë

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
12 Korrik, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com