Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

2025/08/13 at 10:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkup: 24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut që i dha fund kofliktit të armatosur të vitit 2001.


Me Marrëveshjen historike të Ohrit mbështetur edhe nga ndërkombëtarët u vendos paqja dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve e në veçanti të etnitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Dokumenti parashikoi ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar përfaqësim të barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, si dhe decentralizimin e pushtetit. Edhe pse zbatimi i saj ka qenë shpesh objekt debati dhe kritikash, kjo marrëveshje mbetet shembull i zgjidhjes së krizave përmes dialogut dhe kompromisit politik.

Mickovski : Të bashkuar jemi më të fortë

Kryeministri i Maqedonisë së VeriutHristijan Mickovski me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit theksoi, se së bashku të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjedhin unitetin mbi përçarjen sepse vetëm në këtë mënyrë së bashku do të jemi më të fortë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

“Të gjithë kemi detyrim të sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët. Të ndërtojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet së bashku. Valixhet që po largohen nuk kanë kombësi,” nënvizon kryeministri Mickoski.

Përçarja nuk zgjidh problemet duhet të zgjedhim të ardhmen përpara së kaluarës, ta zgjedhim dashurinë për atdheun përpara urrejtjes.

“Historia na mëson, se atdheu nuk mbrohet me armë, ai mbrohet me besim, me respekt, me vizion. E vizioni që kam për Maqedoninë është i qartë – një vend ku qytetari është i lirë, institucionet janë të drejta dhe dallimet respektohen”, është shpreh Mickovski.

Mexhiti: Fryma e Ohrit gjallë në politikat e sotme qeveritare

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi, se Marrëveshja e Ohrit është një dokument që paraqet vizion politik dhe institucional mbi të cilin ndërtohet shteti modern për të gjithë.

“Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin zhvilluam një qasje të re për ndërtimin e shtetit. Një qasje që e sheh barazinë, përfshirjen dhe të drejtat si elemente të pandashme të funksionimit demokratik. Politikat tona qeveritare bazohen pikërisht në këtë frymë – të krijojmë një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike. Mbi këtë marrëveshje kemi vendosur një sërë reformash dhe politikash me qëllim që institucionet t’i transformojmë nga struktura të mbyllura në mekanizma të hapur”, deklaroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

Shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike, nuk janë thjeshtë pjesë e një shteti, ata janë bashkëthemelues të tij. Ne nuk mund të shmangim njëri tjetrin dhe as duhet të provojmë. Jemi të thirrur të jetojmë së bashku, të krijojmë së bashku, të ndërtojmë një të ardhme për brezat që vijnë, vlerëson Mexhiti .

Gashi : Marrëveshja e Ohrit dokument që duhet respektuar

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë, se kjo marrëveshje historike mbetet jetike, jo vetëm për shqiptarët, por për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të barabartë dhe të integruar.

“Është koha për unitet politik dhe vizion të përbashkët që dispozitat e neglizhuara me vite të kësaj marrëveshjeje të përmbushen me seriozitet dhe me përkushtim të shqyrtohet avancimi i saj. Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i paqes, por udhërrëfyes për zhvillimin e bashkëjetesës me dinjitet dhe barazi,” thekson Afrim Gashi kryetar i parlamentit.

Njëri nga protagonistët kryesor në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi, thekson se edhe pas 24 vite të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ende ka çështje të pa mbyllura, por kalimi i kohës ndoshta imponon nevojën e ndryshimeve të disa çështjeve për të cilat duhet gadishmëri politike. Sipas tij, dy komunitetet më të mëdha në vend nuk kanë qasjen e njëjtë tek zbatimi i kësaj marrëveshjeje./dw



Ju sugjerojmë

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Auto-Skicë
Kryesore

Gazment Bardhi përballet me Peleshin: Po nuk e drejtove dot Kuvendin hiq dorë

15 Tetor, 2025 10:38 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Para
Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Europa e bashkuar para takimit Trump dhe Putin për Ukrainën

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre

Aksident në aksin Fier–Levan/Përplasen dy automjete,përfundon në kanal një prej tyre
















TE FUNDIT

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
15 Tetor, 2025

Akuza të ashpra ka bërë Gazment Bardhi në drejtim të presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për të cilin grupi i...

Lexo më shumë

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama  ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe nga puna për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar në...

Lexo më shumë

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
15 Tetor, 2025

Endriti Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në rrjetet sociale duke shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
15 Tetor, 2025

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë veprimtarish...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com