Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkruan gazetarja shqiptare: Ju rrëfej të martën e zezë të Brukselit

2016/03/24 at 5:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkruan gazetarja shqiptare: Ju rrëfej të martën e zezë të Brukselit

Nga Aurora Allushaj

Në fillim frikë, tmerr ! Ajo re e zezë që u ngrit në qytet dukej sikur na kishte mbërthyer fytin. E më tej lotë që nuk dilnin, bllokim total.

Ideja se vetëm një natë më parë isha në aeroportin e Brukselit ende më torturon. Ditën më pas më duhej të merrja atë metro, siç më ka takuar ta marrë gjithmonë në orët e pikut për të shkuar dhe kthyer nga universiteti.

Pa menduar thashë : Shyqyr Zotit! Mendim egoist !

Në momentet në vazhdim kujtoj vetëm telefonin dhe rrietet sociale që buçitnin.

Nga Shqipëria më kërkonin të raportoja, të gjeja fjalët e duhura për të rrëfyer ato momente tmerri. Nuk di si dhe ku e gjeta forcën, nisa të informohem dhe të informoj.

Kështu nisi dita e martë në Bruksel me 31 persona të cilët humbën jetën dhe 270 të tjerë të cilët mbetën të plagosur.

Nuk dua të jap opinionin tim përse ndodhi, përse kur Brukseli kishte kohë që e priste. Deklaratë e bërë vetëm pak orë më vonë nga kryeministri belg.

Ndërkohë që sot, një ditë më pas duket sikur qyteti ka nisur të hedhë hapat e parë të një jete të re.

Njerëzit komentojnë, ka nga ata që flasin për politikë, të tjerë për religjion, por ka nga ata që e komentojnë situatën e krijuar si një dështim jo vetëm të Belgjikës, por edhe me tej, të Europës së bashkuar.

Të gjithë duan të kuptojnë përse ndodhi, në fund të fundit ne njerzit jemi bërë të tillë. E në këtë rast mundohemi të kuptojmë edhe për tu ruajtur në rast se do ketë ngjarje të tilla.

Mediat që prej së martës gëlojnë me informacione që herë pas here rindërtohen e mbushen me të dhëna të reja.  Por edhe pse vazhdojnë të flasin, të japin informacione të reja duket sikur nuk arrijnë të shkojnë deri në fund, të prekin të vërtetën, atë që në këto momente të gjithë kemi  nevojë.

Qytetit përvçse të ftohtit dhe grisë që e karakterizon i janë shtuar forcat e shumta të policisë në zonat më të populluara, forcat ushtarake dhe gazetarët e ardhur nga e gjithë bota.

E  ndërkohë që unë raportoj për mediat shqiptare, vërej se mediat e shteteve të tjera e gjunjëzojnë Brukselin.

Por nëse e mendojmë terrorizmi nuk është një neë entry, ai ekziston prej kohësh nga Brigate Rosse, IRA tek Al Qaeda. Por së fundmi duket sikur bota është në luftë, gjuha e përdorur në media dhe rrjete sociale e ushqen çdo ditë frikën nga terrorizmi. Fjalët ‘mbrojtje’, sigurim dhe konflikt duket sikur janë  pjesë e çdo sekondi të jetës sonë.

Brukseli në këto dy ditë po tregon se forca gjithmonë fiton, edhe në këtë rast, edhe në këtë terror.  Një kafe në bar, një xhiro me biçikletë, një birrë belge, janë këto gjeste të jetës së përditshme që tregojnë se terrori luftohet me thjeshtësi, me rutinën e jetës së përditëshme.

Ju sugjerojmë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Para
Dëshpërimi/ Barack Obama: Ja pse dështova të takoj Messin

Dëshpërimi/ Barack Obama: Ja pse dështova të takoj Messin

Studimi/ Dy kafe në ditë rrezik për abort

Studimi/ Dy kafe në ditë rrezik për abort

Hidhte bomba në Kuvendin e Kosovës, jep dorëheqjen deputetja Bujupi

Hidhte bomba në Kuvendin e Kosovës, jep dorëheqjen deputetja Bujupi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com